Vendi që nuk pranonte deri më sot refugjatë “thyen rregullat” për ukrainasit

schedule10:31 - 15 Mars, 2022

schedule 10:31 - 15 Mars, 2022

Japonia, ekonomia e tretë më e madhe në botë prej kohësh heziton të pranojë refugjatë. Sot autoritete e Japonisë njoftuar se do të pranojë refugjatë e luftës që vijnë nga Ukraina.

Refugjatët ukrainas do të jenë në gjendje të konvertojnë vizën e tyre afatshkurtër në një vizë afatgjate që do t’i lejojë ata të jetojnë dhe të punojnë në Japoni.

LEXO KËTU të gjitha ngjarjet për luftën Ukrainë-Rusi

Numri i refugjatëve që janë larguar nga Ukraina deri më tani që kur Rusia pushtoi vendin më 24 shkurt, ka kaluar 2.8 milionë.

Sot, Ministri i Drejtësisë Yoshihisa Furukaëa tha se ukrainasit, të cilët fillimisht do të hyjnë në Japoni me një vizë afatshkurtër 90-ditore , do të jenë në gjendje të marrin leje qendrimi të veçantë që do t’i lejojë të punojnë, një hap kyç drejt marrjes së një leje qëndrimi më të gjatë në Japoni./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!