“Vendi nuk është në shitje”, protesta masive kundër presidentit argjentinas

schedule09:24 - 25 Janar, 2024

schedule 09:24 - 25 Janar, 2024

Mijëra qytetarë demonstruan në Argjentinë kundër reformave, privatizimeve dhe masave të ashpra politike të presidentit të ri liberal të vendit, Javier Millay, i cili, vetëm një një muaj e gjysmë pas marrjes së pushtetit,i u përball me mobilizimin dhe grevën e parë të madhe të mandatit të tij.

Pankarta me sloganet: “Vendi nuk shitet”, “ushqimi nuk është privilegj” mbushën sheshin përpara parlamentit, në Buenos Aires. Sipas shefit të policisë së Buenos Aires, Diego Kravetz, 80,000 njerëz morën pjesë në tubimin para parlamentit.

Në kryeqytet transporti, dyqanet, bankat kanë funksionuar normalisht mëngjesin e djeshëm. Autobusët dhe trenat funksionuan deri në orën 19:00 para se të pezulloheshin deri në mesnatë.

Aviacioni ishte shumë më i prekur. Aerolíneas Argentinas njoftoi se 295 fluturime, përfshirë ato ndërkombëtare, u anuluan, duke prekur “më shumë se 20,000 pasagjerë”. Dëmi ishte 2.5 miliardë dollarë.

Për qeverinë, “nuk ka alternativë” ndaj ushtrimit të masave shtrënguese politike për të pastruar situatën fiskale të vendit, thellësisht në borxhe dhe për të stabilizuar ekonominë e mbytur nga inflacioni (211% në bazë vjetore).

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!