Vendi nën “pushtetit” e flakëve, fikja e zjarreve nga ajri e pamundur, helikopterët me defekt

schedule16:04 - 31 Korrik, 2021

schedule 16:04 - 31 Korrik, 2021

Vatrat e zjarrit janë riaktivizuar duke djegur sipërfaqe të tëra me dru dhe shkurre. Mjetet e zjarrfikësve nuk ngjiten dot në kodrën e Tragjasit prej terrenit të thyer. Zjarrfikësit i janë ngjitur kodrës më këmbë dhe së bashku me banorët po përpiqen të fikin zjarrin.

Po kështu dhe në Karaburun prej mungesës së helikopterëve për fikjen e zjarrit nga ajri, siç duhet dhe nga pamjet 40 ushtarakët po përdorin degë peme. Kjo mënyrë primitive vështirë se do shuajë zjarrin, vetëm mund të rrezikojë jetën e tyre. Helikopterët e ushtrisë kanë pësuar defekt prej dy javësh.

Ndërkaq është fikur zjarri në Radhimë dhe Ksamil.

Polica e Vlorës ka arrestuar për zjarrvënien në Radhimë, bariun Viktor Habilaj, kurse ajo e Sarandës, këtë mëngjes i vuri prangat një banori të Ksamilit, 25-vjeçarit Edmond Zogaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!