Pushtimi i shpejtë i Afganistanit nga talebanët dhe njoftimi i grupit se do të imponojë Sheriatin ose ligjin Islamik ka bërë që miliona të rinj afganë të shqetësohen për të ardhmen e tyre.
Këta të rinj u rritën me liri të konsiderueshme në krahasim me prindërit e tyre. Por ata kanë frikë se e gjithë kjo mund të përmbyset nën talebanët.
Qindra studentë afganë dhe refugjatë të tjerë nga vendi jetojnë në Indi dhe janë të shqetësuar për atë që do të sjellë e ardhmja për ta dhe familjet e tyre në atdhe.
Ata shprehen se janë të pafuqishëm kur shikojnë nga larg se vendi i tyre vuan./ Abcnews.al