Vendi në “shtetrrethim”, si paraqitet situata në rrethe

schedule10:35 - 16 Mars, 2020

schedule 10:35 - 16 Mars, 2020

Prej tre ditësh në “shtetrrethim”, qytetarët e disa qyteteve në Shqipëri pastën disa orë në dispozicion për të lëvizur.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për Abc News se në Elbasan ka patur një lëvizje të madhe automjetesh që kanë kaluar përmes Elbasanit.

Ndërkohë, siç bën me dije gazetari një shtetase e cila mendohet të ketë pasur kontakt në Itali ka shfaqur siptoma të virusit të ti dhe i është marë mostra për të bërë analizat. Në orët e pasdites do të ketë edhe përgjigjen zyrtare.

Edhe Peshkopia është mjaft e rrezikuar nga koronavirusi, pasi Dibra e Madhe është një ndër zonat më të prekura nga virusi në Maqedoninë e Veriut.

Gazetari Neki Feta raporton se dy dibrat kanë shumë lëvizje me njëra tjetrën. Ndërsa prej 4 ditëhs kufiri mes dy Dibrave është ndarë. Në spitaline Dibrës janë marrë dje tre mostra të dyshuara he janë përcjellë për në Tiranë që më pas kanë rezultuar negative. Po ashtu mbrëmë një 26 vjecare është paraqitur me shenja në spitalin e Peshkopisë dhe dyshohet se mund të jetë e infektuar pasi vajza vinte nga Gjermania.

Prej ditësh në izolim Durrësi  “ka marrë frymë’ për disa orë. Gazetari Leonidha Musaj raporton se lëvizja e qytetarëve është e paktë në Durrës, ndërsa në orët e para të mëngjeist kanë lëvizur automjetet.

Duket se situata e krijuar nga koronavirusi nuk i ka trembur lezhjanët. Gazetari Gjergji Figuri raporton se qytetarët kanë mbushur rrugët e Lezhës, dhe është ndaluar vetë qarkullimi i mjeteve. Në Lezhë ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, por sjella e qytetarëve, të cilët shkelin udhëzimet është mjaft e rrezikshme.

Më të disiplinuar duket se janë korçarët. Gazetarja Lediona Xheladinaj bën me dije se janë të paktë qytetarët në rrugë, ndërsa që prej ditës së djeshme është mbyllur parku “Rinia”. Nga prononcimet që gazetarja u ka marrë qytetarëve, ata shprehen se kanë dalë vetëm për nevoja personale dhe më pas do të rikthehen përsëri në shtëpi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!