Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vendi i zjarrit dhe akullit”, Islanda mirëpret mijëra turistë çdo vit

schedule10:22 - 30 Mars, 2026

schedule 10:22 - 30 Mars, 2026

E vendosur mbi vijën ndarëse të pllakave tektonike të Euroazisë dhe Amerikës së Veriut, me natyrën e saj ku bashkëjetojnë aktiviteti i dendur vullkanik dhe formacionet akullnajore, Islanda pret mijëra turistë çdo vit.

E vendosur në Atlantikun e Veriut, shteti ishullor dallohet si një qendër e rëndësishme si për turizmin natyror, ashtu edhe për kërkimin shkencor, falë strukturës së saj dinamike që shpesh përshkruhet si “Vendi i Zjarrit dhe Akullit”.



Në të gjithë ishullin, vullkanet aktive, fushat e lavës, gejzerët dhe burimet termale dëshmojnë potencialin e madh gjeotermal të vendit, ndërsa këto burime luajnë rol kyç edhe në prodhimin e energjisë.

Islanda renditet ndër vendet që plotësojnë pjesën më të madhe të nevojave për energji elektrike dhe ngrohje nga burime të ripërtëritshme.

Sa i përket sektorit të turizmit, vendi vazhdon të tërheq vizitorë me dritat veriore, shpellat e akullit dhe peizazhet e tij unike natyrore.

Autoritetet përmes politikave të turizmit të qëndrueshëm synojnë të ruajnë mjedisin natyror dhe njëkohësisht të rrisin të ardhurat nga turizmi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!