Vendi i shenjtë, pelegrinët e kaluan natën pranë Kishës së Shna Ndout

schedule13:40 - 13 Qershor, 2019

schedule 13:40 - 13 Qershor, 2019

Qindra besimtarë katolikë e kanë kaluar natën në Kishën e “Shna Ndout” në Laç. Mbrëemja e së mërkurës ka mbyllur pelegrinazhin e përvitshëm 13-javor në këtë vend të shenjtë, i cili kulmon gjatë datës 12 dhe 13 qershor. Besimtarët thonë se ky vend ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe besojnë tek kisha e Laçit.

Kalimi i natës në ambientet e kishës së Laçit bëhet në emër te sakrificës dhe falenderimeve që i drejtohen shenjtorit Shna Ndou.

Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar dhjetëra forca policie, kurse pranë ambienteve të kishës kanë qëndruar në gatishmëri 2 autoambulanca. /ABC News Albania 24/7