Vendi i parë në Ligën e Kombeve, Napoli uron Rejën

schedule08:16 - 19 Nëntor, 2020

schedule 08:16 - 19 Nëntor, 2020

Kombëtarja jonë fitoi ditën e djeshme me shifrat 3-2 ndaj Bjellorusisë dhe arriti ta mbyllë në vendin e parë në grup këtë fushatë të Ligës së Kombeve. Ky objektiv ishte synim që në nisje të kompeticionit dhe mund të quhet një arritje jo e vogël.

 

Meritën e tij padyshim e merr trajneri Reja, i cili eksperimentoi jo pak, i detyruar edhe nga situata prej pandemisë, por në fund arriti të dalë triumfues dhe shuajë zërat e kritikave.

Radhën e kanë përgëzimet dhe është Napoli, ish-klubi i Rejës, që e uron për arritjen me kombëtaren kuqezi. “Komplimente Mister Reja për ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve me kombëtaren e Shqipërisë”, shkruhet në postimin e Napolit në “Twitter”. /abcnews.al