Vendi i “mbërthyer” nga moti i keq, Peleshi: Janë liruar akset rrugore kombëtare

schedule17:35 - 22 Janar, 2023

schedule 17:35 - 22 Janar, 2023

Ministri i Mbrojtes, Niko Peleshi me anë të një reagimi në rrjetin e tij social “facebook” ka bërë me dije se në të gjithë territorin e vendit për shkak të ndalesës së motit të keq ka pasur përmirësim të situatës së krijuar ditët e fundit.

Peleshi shton se po punohet me borëpastruese për zhbllokimin e disa akseve në veri të vendit dhe kriposja e disa akseve të tjera.

Ministri thekson se momentalish të gjitha akset rrugore kombëtare qarkullimi është i lirë.

Postimi i plotë:

Në të gjithë territorin e vendit ka patur përmirësim të dukshëm të situatës që u krijua gjatë këtyre ditëve nga moti i keq. Nuk ka banesa nën ujë në Shkodër e Lezhë, por forcat e emergjencave civile, të ndihmuara edhe nga efektivë të FA po qëndrojnë pranë banorëve në zonat, ku ka patur kërkesë për ndihmë.

Po punohet me borëpastruese nga firmat kontraktore dhe ARRSH për zhbllokimin e disa akseve në veri të vendit, në Bogë-Theth, Qafë Thore- Theth, Dushaj-Lekbibaj dhe kriposjen e disa akseve ku ka prani bore. Në të gjitha akset rrugore kombëtare qarkullimi është i lirë.

Janë dërguar ndihma nga Rezervat e Shtetit si: ushqime, batanije, e çadra për familjet në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti i 15 janarit në qarkun e Dibrës.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!