“Vendi i ëndrrave”, dalin pamje nga kuzhina e Meghan dhe Harryt

schedule12:42 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 12:42 - 3 Dhjetor, 2022

Princi Harry dhe Meghan Markle monopolizuan edhe një herë mediat ndërkombëtare me publikimin e trailerit të dokumentarit të shumëpritur “Harry & Meghan” premierë më 7 dhjetor në Netflix. Në videon e re, e cila zgjat 1 minutë e 12 sekonda, shohim një kolazh fotosh të çiftit. Në njërën prej tyre, Duka dhe Dukesha e Sussex shihen duke ndarë një puthje  brenda apartamentit të tyre privat në Windsor. Megan mund të shihet e ulur në ishullin e kuzhinës duke buzëqeshur dhe duke puthur burrin e saj.

 Zbuloni kuzhinën e mrekullueshme të shtëpisë së tyre

Me foton e re kemi mundësinë t’i hedhim një sy kuzhinës ‘country’ të shtëpisë së çiftit në Mbretërinë e Bashkuar. Hapësira dominohet nga druri dhe në kombinim me mermerin që mbulon disa sipërfaqe, rezultati është veçanërisht elegant. Jashtë dollapëve janë varur disa enë kuzhine, ndërsa brendësinë e dekorojnë bimë të ndryshme dhe lule të freskëta.

Princi Harry dhe Meghan Markle jetuan në rezidencën e tyre në Windsor deri në vendimin e tyre për t’u larguar nga detyrat e tyre mbretërore. Ata tani jetojnë në një rezidencë të bukur në Montecito me dy fëmijët, Archie dhe Lilybet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!