Vendi dy ditë në “shtetrrethim”: Shqiptarët izolohen në shtëpi gjatë fundjavës

schedule11:55 - 17 Prill, 2020

schedule 11:55 - 17 Prill, 2020

Gjatë kësaj jave qytetarët shqiptarë ishin të lirë për të lëvizur deri në orën 17:30, pas hyrjes në fuqi të vendimit për ndryshimin e fashës së orarit, në kuadër të masave te marra ndaj Covid-19.

Ndërkohë, nga dita e sotme, e premte, në orën 17:30 dhe deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës, gjithçka do të jetë e mbyllur.

Vendimi i ministrisë së Shëndetësisë është publikuar edhe në fletoren zyrtare, dhe për dy ditë gjatë fundjavës qytetarët do të jenë në karantinë të plotë, pasi nuk u lejohet të dalin nga shtëpia.

Ndërkohë, teksa kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e shtetrrethimit, qytetarët kanë nxituar sot të bëjnë blerjet e tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!