“Vendet tona janë të lidhura ngushtë”, presidenti gjerman i drejtohet Kuvendit: Është kënaqësi të jem sot pranë jush

schedule12:21 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 12:21 - 1 Dhjetor, 2022

Presidenti gjerman Frank-Walter Stenimmeier i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku ka shprehur kënaqësinë e tij për vizitën e sotme.

Steinmmeier vuri në dukje lidhjet e forta mes dy vendeve dhe konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë

“Është kënaqësi të jem sot pranë jush, në Tiranë, në këtë qytet rinor, dinamik në këtë qytet vërtet europian. Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022. Çfarë do t’i shkonte më shumë se ky titull tani që e ardhmja e Shqipërisë është duke u konsoliduar. Më në fund, pas 2 vitesh pandemi dhe kur bota është një tjetër në shumë drejtime, mund të jem sërish këtu, në vendin tuaj, i cili i përkushtohet Europës pothuajse në mënyrë empatike.

Gjermania dhe Shqipëria janë të lidhua prej dekadash, ngushtësisht. E kemi mbështetur vendin tuaj kur u çliruat prej diktaturës staliniste të Hoxhës dhe ju mbështesim në zhvillimin ekonomik të vendit tuaj. Më shumë se 70 mijë shqiptarë jetojnë tashmë në Gjermani”, tha presidenti.

Ai shtoi se masat që janë marrë në kuadër të Procesit të Berlinit do të ndihmojnë vendet e rajonit dhe tregu i përbashkët do e çojë para Ballkanin Perëndimor.

“Kam parë me gëzim se si shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë vendosur në kuadër të procesit të Berlinit masa të reja që e kanë përmirëauar që tani jetën e rajoit në mënyrë praktike dhe konkrete. Së shpejti do mjaftojë vetëm dokumenti i identifikimit për të kaluar kufijtë e rajonit, do njihen diplomat. Tregu i përbashkët do i çojë përpara vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Steinmmeier. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!