Bota ka luftuar për më shumë se dy vite për të mbajtur në kontroll koronavirusin. Por mutacionet që po përhapen njeri pas tjetrit, kanë detyruar shumicën e vendeve të rivendosin sërish masa më kufizuese në përpjekje për të frenuar përhapjen e COVID-19.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, vendet më me shumë viktima janë: Shtetet e Bashkuara (812,069), Mbretëria e Bashkuar (148,038), Gjermania (109,753), Franca (123,101) dhe Rusia (294,322).
Përkatësisht në këto vende numri i rasteve është si më poshtë:
SHBA: 51.5 milion
Mbretëria e Bashkuar: 11.7 milion
Gjermani: 6.9 milion
Francë: 8.9 milion
Rusia: 10.1 milion
/abcnews.al