Analisti Skënder Minxhozi në një intervistë në “Edicioni Qendror” në ABC News foli për vetëdorëzimin e deputetit të PD Ervin Salianji në polici, pas dënimit me një vit burg për kallëzim të rremë.
Gjatë intervistës, Minxhozi u shpreh se ndjen keqardhje për fatin personal të Salianjit, ndërsa nënvizoi se në politikën shqiptarë është instaluar një nivel i lartë dhunë verbale.
“Shumë shpesh gjatë këtyre 48 orëve mediat kanë përmendur faktin se është më i pari i një politikani për veprën penale të një kallëzimi të rreme, shpifje ose mund të gjejmë një sinonim tjetër, ngritjen e akuzave ndaj kundërshtarëve të cilat janë jo të sakta. Me thënë të drejtën është një ndjenjë dyfishe që të krijohet. Nga njëra anë është një keqardhje për personin, unë Salianjin e njoh prej vitesh dhe për fatin e tij personal më vjen keq. Nga ana tjetër dua të them që në politikën shqiptare, sikundër në asnjë nga vendet normale që ne i njohim nuk ka një traditë të aciditeti kaq të lartë të jetë politike dhe të një dhunë verbale instaluar qysh në fillimet e saj nga një kulturë e urrejtjes politike që mbolli Sali Berisha kur erdhi në pushtet dhe nga mënyra se si trajtonte kundërshtarët. Të mos harrojmë që demokracia në Shqipëri e ka filluar rrugën e asaj duke burgosur katër vjet në malet e Tepelenës kryetarin e opozitës. Dhe ndaj ky deformim që kemi pësuar mendoj unë, edhe në raportet e komunikimit mes palëve, edhe në jetën institucionale, shohim Kuvendin se si sillen partitë me njëra-tjetrën, deklaratat për shtyp. Nga vitet ’90 ku ne kaluam një krizë të thellë që ka lënë gjurmë në psiqikën tonë sidomos në atë të elitës politike që na drejton. Ne kemi trashëguar një traditë shumë negative ku kundërshtari nuk shihet si i tillë, por shihet si armik. Nuk kërkohet të mundet me votë , por të eliminohet fizikisht. Janë me sharje e fyerje dhe me lloj lloj epitetesh. Mund të thuhet fare pa frikë se sektori më i ndotur nga pikëpamja e sulmeve verbale dhe shpifjes është ai sektor i shpifjes që ka një mikrofon në dorë ose turma të mëdha votuesish nga mbrapa dhe këto më së pari janë politikanët që kanë infektuar me kalimin e viteve edhe një pjesë tonën që është media”, ka thënë më tej Minxhozi.
Gjatë intervistës, Minxhozi komentoi edhe deklaratat e bëra nga vetë Salianji se do ta bëjë fushatën nga burgu, duke theksuar: “ Kam një dilemë në ato që thotë Salianji dhe është në të drejtën e tyre që çdo ngjarje ta përdorin politikisht. Por dilema ime ka të bëjë me atë që nuk bëri një kauzë kombëtar mbajtja në shtëpi prej shumë muajsh e Sali Berishës nuk e di se sa mund të krijojë dënimi i Salianji. Duke parë edhe sot momentin e dorëzimit, nuk ndodhemi në pragun e “revolucionit” siç do të donte ta paraqiste, apo të ishte PD. Kam përshtypjen se për fatin e keq personal të Salianjit dënimi i tij me burg në këtë klimë të sotme që është shumë e ndryshme që kur shpërtheu skandali. Ka rënë miti i politikanit të paprekshëm. Nuk është më kot që edhe SPAK edhe GJKKO dhe drejtësia e re ka një përkrahje kaq të madhe. Elita politike deri dje me garanci dhe imunitet të paprekshëm sot të shfaqet e dobët para gjyqit”
/abcnews.al/