Në 16:00 në dy nga impiantet më të mira në vendin tonë, në “Air Albania” dhe “Elbasan Arena” luhen dy sfida interesante. Tirana pret Apoloninë në kryeqytet dhe Kukësi sfidon Skënderbeun.
Para pak çastesh trajnerët kanë zbuluar formacionet zyrtare. Tirana vjen me mungesa në mbrojtje dhe e plotë përpara, ndërsa Apolonia vuan vetëm mosprezencën e kapitenit Agyare.
Ndërkohë Kukësi zbret me artileri të plotë ndaj Skënderbeut. Edhe Migen Memelli fatmirësisht ka pasur mundësinë të aktivizojë 11 më të mirët. /abcnews.al
TIRANA: Bekaj, Toshevski, Behiratche, Najdovski, Ismajlgeci, Batha, Toli, Çelhaka, Torassa, Halili, Seferi. Trajner: Orges Shehi.
APOLONIA: Harizaj, Diop, Haxhiu, Levendi, Mihana, Omeri, Shanaj, Smaci, Sota, Repaj, Vasili. Trajner: Fabrizio Cammarata.
KUKËSI: Tafa, Kotobelli, Lulaj, Kurdic, Dragoshi, Demiri, Taipi, Gashi, Ibraimi, Tsintsadze, Eze. Trajner: Mirel Josa.
SKËNDERBEU: Dajsinani, Vitija, Bajrami, Zguro, Meksi, Goncalves, Mara, Mensah, Vangjeli, Sadriu Berisha. Trajner: Migen Memelli.