Pavarësisht se janë rritur në emigracion, Arbnor dhe Rrezart Kuqi nuk e harrojnë kulturën dhe traditën shqiptare. Dy vëllerëzit shqiptarë, përveç angazhimit në sport, ndajnë të njëjtin pasion dhe në muzikë.
Muzika folklorike është bërë pjesë e pandashme e jetës së tyre. Kanë marrë pjesë në koncerte dhe festivale të ndryshme në Zvicër dhe luajnë në 6 instrumente muzikore, duke përmendur violinën dhe çiftelinë.
Ata dhanë një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku dhe interpretuan me të gjithë instrumentet.
/abcnews.al