Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vëllai, thikë motrës 12-vjeçare për sallatën në Greqi, halla kërkon kujdestarinë e vajzës

schedule14:37 - 6 Janar, 2021

schedule 14:37 - 6 Janar, 2021

Halla e 11-vjeçares shqiptare që u qëllua me thikë nga vëllai 12-vjeçar në ishullin Rodos të Greqisë ka kërkuar kujdestarinë e vajzës së mitur pasi ajo refuzon kthimin në shtëpi.

Mediat greke raportojnë se halla e fëmijëve ka kërkuar para prokurorit që ta mbajë ajo në shtëpi vajzën e vëllait pasi incidentit të rëndë disa ditë më parë, ku vëllai 11-vjeçar e qëlloi atë me thikë pas sherrit se kush do ta bënte gati sallatën për Vitin e Ri.

Në sherr e sipër, 12-vjeçari mori thikën duke qëlluar motrën, e cila përfundoi në spital, raporton abcnews.al.



Duket se vajza ka kaluar rrezikun për jetën, por tani ka frikë të kthehet në shtëpinë e babait duke kërkuar strehë diku tjetër.

Fëmijët jetonin vetëm me babain, pasi e ëma kishte ndërruar jetë 9 vite më parë.

Ngjarja është mbuluar gjerësisht nga mediat greke, të cilët e kanë cilësuar një tragjedi të dytë në familje pas humbjes së nënës.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!