Shqipëria dhe Kroacia do të përballen këtë të mërkurë në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg, ndeshje e vlefshme për grupin B për kampionatin evropian të futbollit, EURO 2024.
Sfida shihet si vendimtare për të dyja ekipet, pasi një fitore, mban gjallë shpresat për kualifikim në fazën e 1/16-ave.
Atmosfera në Hamburg është festive, rrugët e qytetit gjerman janë zbukuruar me flamujt e Shqipërisë dhe Kroacisë.
Mediat kroate shkruajnë në një lokal në Hamburg, ka tërhequr vëmendjen një tifoz shqiptar me një bluzë ku shkruhej “Vëllai për vëllanë, shqiptari për kroatin”.
Në stadiumin e Hamburgut, pritet të ketë rreth 15 mijë tifozë shqiptarë. Pjesa dërrmuese e stadiumit, do të mbushet nga tifozët e Kroacisë./abcnews.al