Vëllai në Angli dhe gjurmët e gishtave në makinë, vrasësit e efektivit të FNSH-së ikën drejt Milotit

schedule11:34 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 11:34 - 6 Dhjetor, 2020

“ABC” zbulon detaje të reja në lidhje me ngjarjen e djeshme në Lezhë ku u ekzekutua efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela teksa po kthehej nga Shkodra, pasi mori dhe dërgoi një mik nga Rinasi në drejtim të kryeqendrës së veriut.

Gazetari i “ABC”-së Gjergj Figuri raporton se grupi hetimor ka zbuluar se makina e autorëve pas krimit është zhdukur në drejtim të Milotit duke humbur gjurmët. Por policia ka shpresë se autorin mund ta kenë tradhtuar shenjat e gishtave, që janë gjetur në derën e pasagjerit të makinës që po drejtonte efektivi, që dyshohet se janë pikërisht të njërit prej dy personave që e qëlluan për vdekje.

Lexo edhe: Kamerat dhe tabulatet, shpresa e policisë për të shkuar te autorët

Në pritje të analizave për shenjat e gishtave, sytë janë nga tabulatet telefonike për të zbuluar komunikimet e fundit të efektivit.  Gazetari i “ABC”-së Gjergj Figuri mëson nga burime nga grupi hetimor që është ngritur për zbulimin e autorëve të vrasjes, se Prela i fshinte komunikimet në telefon për të mos lënë gjurmë. Por cilat janë pistat? Për momentin tre.

Puna në policinë e shtetit, ndonjë konflikt i çastit ose aktiviteti i vëllait në Angli. Ndërkohë që asgjë me vlerë nuk është zbuluar nga dëshmia e mikut të familjes Prela, që Xhulio mori nga Rinasi dhe dërgoi në Shkodër përpara se të kthehej për në shtëpi në Lezhë ku u ekzekutua. Ai ka deklaruar se gjatë udhëtimit nuk ka vënë re asnjë shqetësim dhe komunikim ka qenë normal me Prelën.

Por si ndodhi ngjarja e djeshme? 

Ai u gjet i vrarë në makinën e tij tip “Volkswagen” rreth orës 03:00 të ditës së djeshme. Gazetari i “ABC”-së Gjergji Figuri raportoi se efektivi kishte qenë në Rinas për të marrë shokun e vëllait të tij, i cili vinte nga Anglia sëbashku me të motrën. Ne mesnatë ai është kthyer me ta nga aeroporti dhe i ka dërguar deri në Shkodër.

Më pas ai është kthyer dhe gjatë rrugës për në Lezhë teksa po kalonte ka parë një automjet dhe i është bërë me drita, ndërsa një person ishte jashtë makinës. Prela e ktheu serish automjetin në drejtim të Lezhës dhe në atë moment iu afrua personi që ishte në rrugë tek dera e pasagjerit

Xhulio Prela hapi xhamin dhe disa sekonda më pas ai ka tentuar të largohet por në momente i është afruar një person tjetër, i cili e qëlloi me një plumb në zemër. Në gjaknxehtësi 26 vjeçari i dha gaz makinës dhe atentatori ka gjuajtur edhe dy herë të tjera me pistolete, ku njëri plumb kapi xhamin e pasëm te automjetit ndërsa tjetri targën.

Të afërmit shprehen se nuk kanë asnjë dyshim tek miku i Prelës, të cilin ai e mori nga aeroporti i Rinasit duke hedhur dyshimet se gjithçka mund t’i ketë ndodhur për shkak të punës si polic./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!