Vëllai i Vjosa Berishës ka disa fjalë për të gjithë ata që i qëndruan pranë pas vdekjes së regjisores

schedule11:28 - 13 Korrik, 2022

schedule 11:28 - 13 Korrik, 2022

Rreth dy javë më parë, u nda nga jeta regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha. Ajo ishte diagnostikuar me kancer në vezore dhe nuk arriti t’ja dilte dot mbanë.

Dhimbja që Vjosa la pas për të gjithë është shumë e madhe. Një nga ata që e ndjen më së shumti është vëllai i saj, aktori Shkumbin Istrefi i cili ka bërë edhe një postim në “Facebook”.

Ai ka thënë se në emër të familjarëve, miqve dhe kolegëve falënderon të gjithë që iu qëndruan pranë në këto momente të vështira.

“Familja Istrefi, falënderon të gjithë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe na kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e vajzës e motrës sonë Vjosa Berishës. Prania juaj, ngushëllimet dhe fjalët tuaja na kanë lehtësuar sado pak dhimbjen për këtë humbjen, ka shkruar Istrefi.

Kujtojmë që Vjosa Berisha vdiq jnë moshën 49-vjeçare teksa po kurohej në një spital në Londër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!