Dy persona të shumekërkuar nga prokuroria e Posaçme SPAK, do të ekstradohen të mërkurën nga Dubai për në Shqipëri. Bëhet fjalë për Dashnor Dumanin, vëllanë e të pëendruatit të drejtësisë Nuredin Dumanin, I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe i dyshuar nga SPAK, për vrasje dhe vjedhje me armë. Po ashtu drejt Shqipërisë po esktradohet edhe Armis Stada, I dyshuar nga SPAK se ka pastruar paratë e grupit kriminal të vëllezërve Franc dhe Hajdar Copja, në Elbasan.
Por kush është Dashnor Dumani, i njohur thjeshtë si “Dashi” në botën e krimit?
Emri i tij në skedarët e policisë del që në vitin 2010, I skeduar për vjedhje në zonën e Durrësit. Më pas në vitin 2015 Dashnor Dumani u kap bashkë me 5 persona të tjerë në qytetin e Durrësit me një sasi të madhe tritoli. Në atë kohë u dyshuar se tritoli do të përdorej për një ngjarje kriminale me porosinë që kishte marrë një prej të arrestuarëve. Edhe në Francë Dashnor Dumani ka skedarë në polici, si shfrytëzues prostitucioni, vepër penale për të cilin gjithashtu ishte dënuar në Francë.
Lidhjet me botën e krimit, Dashnor Dumani I shtriu deri në Elbasan, ku krijojë miqësi me Talo Çelën. Në shumë prej ngjarjeve, Dashnor Dumani nuk është zbuluar vetëm nga hetuesit por edhe nga vetë vëllai I tij Nuredin Dumani. Për grabitjen e lekëve në Rinas nga grupi i Talo Çelës nga dëshmia e Nuredin Dumanit del se kanë marrë pjese Talo Çela, Altin Ndoci, vellezerit Çala, Admir Murataj, Dashnor Dumani si dhe Dorian Shkoza.
Dash Dumani dyshohet nga SPAK se ka qenë pjesë e Masakrës së Bradasheshit në vitin 2018, ku u vranë 3 familjarë të Erion Alibej një tjetër të penduari të drejtësisë. Dy vëllezërit në dosjet e SPAK dalin se punët I kanë të ndara. Njëri (Dashnori) punonte për llogari të Çopjave me Talo Çelën, tjetri (Nuredini) ishte kthyer në një ndihmës të Erion Alibej në planin e tij për të marrë hak dhe për të vrarë Talo Celën. Nuredin Dumani, gjatë disa komunikimeve në “SkyECC” flet me vëllanë e tij Dashnorin, për sa I përket masakrës së Bradasheshit, ku vetë Dashnor Dumani pranon se ka qënë pjesë e grupit që qëlluan në drejtim të të vëllai të Erjon Alibej, duke vrarë 3 vetë.
Marrëveshja për ekstradim është arritur edhe për një prej anëtarëve të organizatës së Çopjave. Armis Stafa 36 vjeç, nga Elbasani, I cili u arrestua më 27 maj në Dubai, pasi rezulton në kërkim për dosjen “Plumbi i Artë 2”, në të cilën u goditën Çopjat. Roli i tij ishte të pastronte paratë e kësaj organizate kriminale përmes tregtisë së makinave.
Njoftimi i plotë:
Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:
-Dashnor Dumani, i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;
-Armis Stafa, i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.
(Dashnor Dumani)
/abcnews.al/