Gazetari Artan Hoxha ka postuar në rrjetet sociale kartën e gazetarit që e pajis me statusin e vëzhguesit në zgjedhjet parlamentare të së dielës. Ai thotë se sapo ka marrë biletën për derbin e të dielës, duke i bërë thirrje të gjithëve të marrin pjesë në zgjedhje.
Artan Hoxha kujton edhe thirrjen e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim si një mesazh “Vëllai i madh po u vëzhgon”.
“Mbani frymen njerez…. Edhe nje dite na ndan nga perballja “epike”… “Patronazhistet” vs SMV(Struktura e Mbrojtjes Votes)
Sapo e mora bileten për radhen e pare, në “derbin” e se dieles… Bashkekombas, shkoni masivisht dhe të qete në votime. Mos u dorezoni para presioneve, kercenimeve, apo ofertave per blerje vote.
Vota juaj vendos te ardhmen e vendit… Dhe në fund, ashtu siç ka thene Ambasadorja Amerikane Juri Kim: “Vellai i madh po u vezhgon”…”, shkruan Artan Hoxha./mv.abcnews.al