Vëllai i këngëtares kosovare, në mesin e emrave të shkarkuar nga ministrja Gërvalla

schedule14:26 - 16 Mars, 2022

schedule 14:26 - 16 Mars, 2022

Në mesin e 11 diplomatëve të shkarkuar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është edhe Adnan Jakupi, vëllai i këngëtares së njohur kosovare, Leonora Jakupi.

Ai mbante pozitën e këshilltarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ishte edhe sekretar i dytë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri.

Jakupi u emërua në këtë pozitë nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, derisa në Tiranë po shërbente si ambasador Sylejman Selimi.

MPJ përmes një komunikate për media ka thënë  se diplomatët e liruar nga detyra ishin punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm dhe përmes vendimeve arbitrare./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!