Të martën në prokurorinë e posaçme është paraqitur vëllai I Hekuran Dedës, një nga 4 protestuesit që mbeti I vrarë në protesën e 21 janarit. Zabit Deda qëndroi për më shumë se 1 orë e 30 minuta në prokurori ku dha sqarime mbi hertimet për zbardhjen e vrasjeve të ndodhura 14 vite më parë.
Të mërkurën pritet të japin sqarime në cilësinë e personit që ka dijeni për një vepër penale edhe vëllai tjetër i Hekuran Dedës, vrasja e të cilit ka mbetur ende pa autor.
Prej korrikut të kaluar, spak po kryen veprime hetimore për zbardhjen e 21 janarit mbi tre vepra penale duku nisur nga ajo e vrasjes në rrethana cilësuese, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Pasi gjykata e lartë ia kaloi dosjen per kompetencë, SPAK ka marrë në pyetje edhe ish-zyrtarë të lartë të policisë, por edhe deputete e ish-ligjvenes të mazhorancës aktuale ne ate kohe në opozite.
Ndërsa familjarët e viktimave pretendojnë se urdhëruesit e vrasjes së të afërmeve të tyre janë ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri I brëndshëm Lulzim Basha si dhe ish-drejtuesi I gardës Ndrean Prendi.
Më 21 janar humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj./abcnews.al

