Vëllai i Floyd: George vdiq për 20 dollarë, kaq vlen një afro-amerikan?

schedule14:33 - 11 Qershor, 2020

schedule 14:33 - 11 Qershor, 2020

Përballë komisionit të drejtësisë në kongresin amerikan, vëllai i Floyd 46 vjecarit afro-amerikan të vrarë nga polici, u shpreh se ishte aty për të kërkuar drejtësi. Ai theksoi se tashmë ishte në dorën e kongresit që çështja të zgjidhej. Ai shtoi se emri George do të kishte kuptim vetëm nëse vdekja e tij do të ndikojë që bota të ndryshojë për mirë.

I emocionuar ai tha se ishte i lodhur nga kjo dhimbje dhe se tashmë zëri i të gjithë atyre që ndodhen në rrugë duhet të dëgjohet, dhe jo të injorohet si zëri i vëllait të tij kur kërkonte ndihmë.

Gjithashtu ai kërkoi ndryshime pozitive në mënyrë që policia të jetë zgjidhja dhe jo problemi.

Ndërkohë departamenti i policisë së Mineapolis, vendi i punës së katër agjentëve të akuzuar për vrasjen e Floyd, është tërhequr nga negociatat kontraktuese me sindikatën e policisë. Kreu i departamentit e cilësoi këtë si hapin e parë real drejt një reforme pas vdekjes së Floyd.

Ai shpjegoi se do të rishihet kontrata për të ndaluar abuzime dhe dhunë si dhe të sanksionojë  më ashpër dhe shpejt agjentët dhe nëpërmjet një sistemi alarmi që identifikon sjelljet e papërshtatshme të policëve.

Demokrati Joe Biden i është rikthyer akuzave kundër Trump duke thënë se kreu i shtëpisë së bardhë ushqen ndarjet raciale në vend me retorikën e tij plot me urrejtje dhe teori konspiracioni. Më pas ai përsëriti se ishte kundër propozimit për reduktimin e fondeve të forcave të policisë duke thënë se departamentet kanë nevojë për burime të mjaftueshme për aplikuar reforma domethënëse.

Në momentin që vëllai i Floyd fliste para kongresit amerikan, presidenti Trump me anë të një mesazhi në profilin e tij Twitter shkruante se agjenda e të majtës radikale nuk do të miratohet. Duke përsëritur se ishte kundër reduktimit të fondeve të policisë ai tha se ishte çmenduri që disa departamente kërkojnë të mbyllen, si në Mineapolis.

Një ditë më parë “Bashkë me erën” filmi që ka fituar 10 çmime Oscar, është hequr nga katalogu i programeve amerikane, pas protestave për paragjykime raciale dhe etnike të cilat ishin të gabuara atëherë dhe tani./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!