Vëllai i Alec Baldwin mbron aktorin pas tragjedisë në Rust: Dikush e mbushi armën gabimisht

schedule20:45 - 17 Nëntor, 2021

schedule 20:45 - 17 Nëntor, 2021

“Alec nuk ka asnjë faj”, është shprehur Daniel Baldwin për vëllain e tij Alec Baldwin, i cili vrau kienasten Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza gjatë xhirimeve të filmit Rust më 21 Tetor. Baldwin beson se vëllai i tij më i madh nuk ka faj për faktin se ai u informua nga ndihmës regjisori i filmit, Dave Halls se arma që kishte marrë ishte një “armë e ftohtë”, pra e sigurt për t’u përdorur.

Ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për incidentin tragjik, një anëtar i ekipit, Serge Svetnoy paraqiti një ankesë javën e kaluar në Gjykatën e Lartë të Los Angeles për neglizhencë të përgjithshme kundër produksionit, financuesve dhe Alec Baldwin. Svetnoy tha gjithashtu se kishte parë armë të lëna në tokë disa ditë më parë dhe kishte paralajmëruar përgjegjësit.

“Ky incident është shkaktuar nga veprimet dhe mosveprimet e pakujdesshme të të pandehurve, dhe secilit prej tyre, si dhe agjentëve, drejtorëve dhe punëdhënësve të tyre. Thënë thjesht, nuk kishte asnjë arsye që një plumb i vërtetë të vendosej në atë armë.” thuhet në ankesë. /abcnews.al