Velipojë, po lahej në det dhe pësoi arrest kardiak, vdes 75-vjeçari nga Kosova

schedule14:01 - 22 Korrik, 2024

schedule 14:01 - 22 Korrik, 2024

Një 75-vjeçar ka humbur jetën këtë të hënë në Velipojë.

Sipas informacioneve të policisë, i moshuari ka qenë duke u larë dhe pësoi arrest kardiak.

“Rreth orës 13:00, shtetasi kosovar, 75 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!