Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Veliajn ta shkarkonte qeveria, jo këshilli bashkiak”, Alibeaj: Gjykata Kushtetuese tregoi dy shkelje ligjore

schedule20:25 - 3 Nëntor, 2025

schedule 20:25 - 3 Nëntor, 2025

TIRANË- Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e shkarkimit të Erion Veliajt, duke e cilësuar ndërhyrjen e qeverisë si të nxituar.

Sipas Alibeajt, gjykata ka bërë të qartë se ekzistojnë dy arsye thelbësore se pse procedura e shkarkimit ishte e pavlefshme.

Ai shtoi se, ndonëse Veliaj mund të jetë “i shkarkueshëm” për çështje të tjera si menaxhimi i fondeve, lejet e ndërtimit apo aferat e inceneratorëve, shkarkimi duhet të bëhej vetëm nga Këshilli i Ministrave, dhe jo nga Këshilli Bashkiak.

“Ka marrë fund. Me vendimin e  gjykatës e bëri të qartë se ka dy arsye thelbësore: Është shkelur procesi i rregullt ligjor dhe arsyeja tjetër ai neni i famshëm 62 pika c, nëse ti mungon jo me dashje, jo si zgjedhja e jote nuk penalizohesh.

Unë e kam pasur që në fillim këtë  lloj opinioni, pa ditur se çfarë vendimi do jepet gjykata. Arsyeja duhet gjetur të motivi. Gjërat ndodhën shpejt, me ngut, me nxitim duket që nuk ishte arsyeja ajo që e shtyu Ramën në këtë ndërmarrje, në parantezë, kjo është një vepër e dështuar e Edi Ramës. Harroji këshilltarët bashkiakë, harroje dhe presidentin, keqardhje për faktin që e rrëmbeu pushteti me vete dhe uli dhe dinjitetin e vet. Duhet t’ju thoshte stop, ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, ta presim, ta dëgjojmë, pastaj krijohet vakanca dhe pastaj lind e drejta për të caktuar datën.

E shoh si një betejë brenda PS, midis Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Ajo që ka ndodhur ka qenë papërgjegjshmëri, jo për faktin që u shkarkuar Veliaj për këtë arsye, sepse Erion Veliaj është i shkarkueshëm sot për shumë arsye të tjerë, për menaxhimin e fondeve, lejet e ndërtimeve, inceneratorëve, 5D, të gjitha këto janë arsye të shëndosha, që Këshilli i Ministrave, ama këshilli i ministrave, jo me  duar naive të brishta të Këshillit Bashkiak, që pas të cilave deshtë të fshihej Rama që mund ta shkarkojë, me faj, me prova, fakte. Por çfarë ndodhi? Rama zgjodhi, që Veliajn ta shkarkonte”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!