Erion Veliaj vijoi fushatën elektorale në Kashar. Veliaj tha se të gjitha projektet për kryeqytetin u shërbejnë të gjithë banorëve të tij pa dallime bindjesh politike
Banorëve të Kasharit Erjon Veliaj u premtoi se zona e Unazës së Re, ku muajt e fundit ka pasur protesta kundër shembjes së disa objekteve, do transformohet ne një lagje model në Tiranë.
Veliaj nuk harroi që të thumbonte edhe kundërshtarët politike duke i cilësuar ata si turistë politikë në vend.
Erjon veliaj tha se te gjitha projektet e realizuara në mandatin e tij të parë si kryebashkiak, u shërbejnë të gjithë banorëve të Tiranës.
Erion Veliaj i ftoi qytetarët e Tiranës që më 30 Qershor të votojnë bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre për 30 vitet që do vijnë./ABC News Albania 24/7