Veliaj: Vota për PS solli vendimin kundër pikave të basteve

schedule11:51 - 26 Tetor, 2018

schedule 11:51 - 26 Tetor, 2018

Në Tiranë janë ndezur motorët e fushatës elektorale të zgjedhjeve të ardhshme. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj bashkë gjatë prezantimit të buxhetit të vitit që vjen në njësinë numër 2 i kërkoi banorëve mbështetjen për Partinë Socialiste. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i kërkoi banorëve të njësise administrative numër 2 ku ndali turin e dëgjesave për buxhetin e vitit 2019  votën për Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme.

Për t’i bindur Veliaj iu referua miratimit të ligjit për Teatrit dhe atij për mbylljen e basteve  nga mazhoranca në parlament.

 “I jam sot mirënjohës Edi Ramës, Partisë Socialiste, 74 deputetëve, që votuan teatrin sepse besoj vetëm kur vëmë dorë ecin gjërat përpara. Tani, imagjinoni pak logjikën e këtyre, këta thonë: mos, nuk e duam Teatrin, duam bastet! Ne themi: nuk duam bastet, duam teatrin! Nuk besoj se ka njeri normal, nuk ka rëndësi i majtë apo i djathtë, që thotë nuk e dua teatrin se dua bastet. Sot politika është ndarë në këto dy tema: PS i thotë jo basteve, pro teatrit! Partia tjetër thotë: S’duam teatër, duam baste! Kushdo që do të shkojë të votojë vitin tjetër për kryetarin e Bashkisë ose për Këshillin Bashkiak duhet të mendojë e të thotë: mirë kryetarin e Bashkisë, por me votën e Këshillit Bashkiak nuk bëj më qokë, do t’ia jap vetëm PS sepse vetëm ajo ma garanton që kryetari i Bashkisë mbështetet për të bërë këto lloj punësh”.

Në Tiranë buxheti që shkon për lojrat e fatit sipas kryebashkiakut tejkalon atë të bashkisë.

“Fakti që votuam PS-në do të thotë se u shpërblyem me një vendim kundër pikave të basteve, kazinove e bingove në Tiranë. Tiranës i kthehen burrat në shtëpi dhe lekët në xhepa; gjë më të mirë se kaq, nuk mund të kishim!”

Kryetari i Bashkisë tregoi edhe për investimet që do t’i shtohen kësaj zone. Dy parkime nëntokësore ai tek sheshi “Italia” dhe dhe tjetri tek parku “7 xhuxhat” do të jenë gati së shpejti. Ndërkohë do të hapet për publikun “Çarshia e Toptanëve” tek  “Kalaja e Tiranës” dhe do të nisin punimet në pedonale dhe rehabilitimi i zonës së 9-katësheve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!