Veliaj: Tirana nuk do të jetë më qyteti i ‘call center-ave’ por i kodimit dhe punëve dixhitale

schedule22:59 - 19 Prill, 2023

schedule 22:59 - 19 Prill, 2023

Gjatë intervistës për Abc News, Erion Veliaj tha se me mandatin e tretë duhet të çojë deri në fund punët e nisura. I ftuar në emisionin “Bardh a Zi”, kryebashkiaku i Tiranës, i cili kandidon për mandatin e tretë, tha se Tirana nuk do të jetë më qyteti i call centerave por i kodimit dhe punëve dixhitale.

“Tirana duhet të çojë deri në fund punët e nisura. Duhet të mbarojë lotin e fundit të shkollave në Astir, liqenin e thatë dhe Sauk, Tirana do të fillojë një kapitull të ri ku ne nuk jemi më qyteti i call centerave por i kodimit dhe punëve dixhitale që bëhen në distancë por paguhen si jashtë shteti.

Tirana duhet të mbarojë Teatrin dhe kopshtin botanik dhe nuk mund të rrimë më të kacafytemi me njëri tjetrin për punët që bota i ka bërë para 100 vitesh. Tirana duhet të lejojë të qarkullojë lirshëm. Këto budalliqet që të bllokoj këtu dhe atje duhet të mbarojnë. Ligji thotë se e kemi deri në tre herë.

Kjo është e treta dhe e fundit për mua sepse këtë thotë ligji.”, tha Veliaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!