Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shprehur i sigurtë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Ky investim është i nevojshëm, sipas tij, që aktorët dhe artdashësit të kenë një hapësirë dinjitoze.
Ofron një zgjidhje kyebashkiaku i Tiranës që debate për teatrin kombëtar të marrë fund.
“Sot edhe Teatri Eksperimental, edhe Teatri Kombëtar, janë pa zyra. Sot Partia Demokratike ka selinë më të madhe në Shqipëri; por, s’ka asnjë deputet, s’ka asnjë anëtar në Këshillat Bashkiakë, nuk ka asnjë kryetar bashkie, pra në termat e shërbëtorëve publikë, PD-ja nuk ka askënd që t’i shërbejë qytetarit, sipas përcaktimit të asaj që quhet shërbëtor publik. Pra, me ligj, nuk i takon as selia, se nuk ka asnjë njeri të përfaqësuar në të gjitha institucionet e Shqipërisë. Prandaj, nëse i do aktorët, meqë kanë mungesë zyrash dhe meqënëse i gjithë ujësjellësi i Kamzës u fut në Teatër dhe panë me sytë e tyre në çfarë kushtesh punohej, le t’u falin SHQUP-in, e cila ka qenë një ndërtesë publike. Të falësh dhe të japësh gjëra që nuk i ke, është shumë kollaj; puna është, a jep dot diçka që e ke?”
Sa për projektin që do të rrëzojë godinën e teatrit eksiztues qytetari i parë i Tiranës është i prerë.
“Një gjë është e sigurt: Teatri do të bëhet! Do të respektohen të gjitha procedurat dhe do të kemi një teatër të ri”.
Deklaratat i bëri nga lagjja “Besa” në zonën e njohur si ish “Frigoriferi” që sot sot ka një infrastrukturë më të mirë urbane pas 7 dekadash kur ishte investuar për herë të fundit nënvioi Erion Veliaj. /ABC News Albania 24/7