Veliaj takon komunitetet e besimit të krishterë: Koha për të qenë më solidarë

schedule15:46 - 27 Dhjetor, 2022

schedule 15:46 - 27 Dhjetor, 2022

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shtroi mbrëmë një darkë për komunitetet e besimit katolik, ortodoksë dhe protestantë me rastin e festës së Krishtlindjes.

“Ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm për Tiranën, për mënyrën sesi komunikojmë me njëri-tjetrin, ndaj më vjen mirë që i kemi kushtuar hapësirë dhe vëmendje secilit prej besimeve. Një shtëpi e madhe ka vend për të gjithë”, tha Veliaj. 

Kryebashkiaku Veliaj apeloi për ti dhënë fund sulmeve politike dhe për të qenë më solidarë me njëri tjetrin.

“Të ulim armët, të cilat jo gjithmonë janë armë fizike. Armë është edhe gjuha jonë. Armë janë mendjet tona, kur i përdorim kundër njeri-tjetrit, për të penguar njëri-tjetrin dhe për të mos e trajtuar njëri-tjetrin si të denjë dhe të barabartë, por si një kundërshtar që duhet mundur. Ndaj, edhe shpresoj dhe lutja ime për qytetin tonë, për kombin tonë, për shoqërinë tonë, është që vërtetë pse mos ta kemi çdo ditë Krishtlindje dhe të jetojmë çdo ditë si një armëpushim të madh mes vedi. Vetëm pastaj mund të predikojmë këtë mesazh për të tjerët. Shumë kollaj të jemi solidarë me këtë, apo me atë nga larg, shumë e vështirë ta praktikojmë njëherë vetë dhe pastaj të përdorim atë mesazh për të tjerët,” tha kryebashkiaku. 

Tirana e mbylli  këtë vit si kryeqyteti Europian I Rinisë në kuadër të të cilit u zhvilluan një larmi aktivitetesh./Abcnews.al. 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!