Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti në takim senatorin italian, Luciano D’Alfonso. Senatori e cilësoi kryebashkiakun Veliaj pike referimi për qeverisjen e mirë, ndërsa kryetari i Bashkisë u shpreh optimist për përparimin me investimet italiane.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Senatorin italian, Luciano D’Alfonso më herët President i Rajonit të Abruzos dhe kryebashkiak i Peskarës ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh.
Forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe nxitja e investimeve italiane në Shqipëri ishin temë kryesore e bisedës mes tyre.
Senatori Luciano D’Alfonso vlerësoi ndryshimet që ka pësuar Tirana, ndërsa theksoi se ekziston një klimë më e mirë e të bërit biznes.
“Jam shumë i kënaqur që gjendem sërish në qytetin e Tiranës, për t’u përshëndetur me kryebashkiakun e Tiranës, i cili për mua përfaqëson një pikë referimi jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare për qeverisjen e mirë.
Njihem me hapat e mrekullueshëm që janë bërë nga pikëpamja e cilësisë së jetesës, për ambicien e strukturimit si një qytet funksional”.
Në Tiranë gjen shumë mirë edhe projekte investimi nga sipërmarrës italianë. E gjithë kjo i shkon si meritë atij që sot është në qeverinë qendrore, Edi Ramës, por shkon edhe si meritë e atij që është në qeverisjen lokale. Shoh se ju keni kapacitetin për identifikimin e pritshmërive të qytetarëve, të sipërmarrësve dhe keni ndërtuar një qytet që ecën me shpejtësinë e Europën”
Kryebashkiaku njohu senatorin italian me projektet e zbatuara në Tiranë vitet e fundit dhe u shpreh optimist rritjen e numrit të investitorëve të huaj.
“Është një moment special për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë. Qeveritë ndërrojnë, por njerëzit mbeten, dhe raporti që kemi mes njerëzve është një raport i jashtëzakonshëm, ndaj mezi pres gjithashtu që investimet Abruceze në Tiranë apo në Shqipëri, ato që janë biseduar edhe me kryeministrin edhe me Bashkinë, të mund të ecin përoara. Sot sipërmarrësit nuk duhen anatemuar, sipërmarrësit janë për t’u përqafuar, nuk mund të bëjmë politikë nëse nuk ka sipërmarrës që punësojnë njerëz, që eksperimentojnë në fusha të reja dhe që në fund i zhvillojnë të dyja kombet, si këndej, si andej Adriatikut”.
Kryetari i Bashkise shprehu besimin se kjo urë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë do të forcohet më shumë në nivelin qendror. /abcnews.al