Veliaj sulmon Ilir Metën: Ka zgjedhur agjendë anti-perëndimore

schedule19:23 - 2 Maj, 2023

schedule 19:23 - 2 Maj, 2023

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me komunitetin librazhiot që jeton dhe punon në Kavajë e Rrogozhinë. Teksa kërkoi votat për kandidatët e Partisë Socialiste në 14 maj, Veliaj u shpreh se dyshja Berisha-Meta nuk e dinë fare se cilin kanë kandidat në Rrogozhinë dhe Kavajë.

“Kur erdhi në Rrogozhinë Saliu nuk e dallonte dot kush ishte kandidati i tij. Ia bënin me gisht se ngatërroi nja 10 vetë. As nuk e dinte kush ishte kandidati i vet, se duke qenë se ishte shefi, se i thoshin është drejtori i lojërave të fatit, por nuk e prezantonte dot të thoshte, “ky është shefi i ruletës” dhe e trajtonte Rrogozhinën si shesh besh, ku të bjerë zari. E keni parasysh atë që hedh në tavëll ato zaret derisa të kapë një dorë të mirë? Dhe e provoi nja 5-6 herë për ta gjetur kë kishte kandidat. Atyre s’iu ka humbur vetëm vula, iu ka humbur edhe fytyra, iu ka humbur dhe emri.“, tha Veliaj.

Ai tha se asnjë prej kandidatëve që kanë sjellë të përfaqësojnë Kavajën e Rrogozhinën nuk i njohin këto qytete.

“Mirë që Saliu nuk e di kush është kandidati, por Saliu kandidatin e Rrogozhinës e ka marrë nga Tirana. Ka ngelur pa punë nga shesh-beshi dhe e ka çuar në Rrogozhinë. Atij iu desh një muaj vetëm të orientohej ku ishin rrugët, ku ishin lokalet, ku ishin degët e partisë. Ca herë ngatërrohej, shkonte tek selia jonë, se i thoshin aty një parti ka, Partia Socialiste e Shqipërisë, që i ka shërbyer Rrogozhinës çdo ditë. Në qytetin më pro-amerikan që është Kavaja, ata po vijnë me kandidatët e rusëve, me parullat e rusëve dhe me lekët e rusëve. Ndërkohë, propozimi unë është që çunat dhe gocat, burrat dhe gratë, gjyshërit dhe gjyshet që e donin Shqipërinë si gjithë Europa dhe luftuan për idealet e Amerikës, kanë vetëm një zgjedhje: për të ecur përpara me Redi Krajlin, me Edisonin me çunat tanë, me gocat tona, me prindërit tanë dhe gjyshërit tanë”, shtoi Veliaj.

Votat për të majtët sipas Veliajt përkthehen në investime dhe në çuarjen përpara të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!