Çdo kompani private me numër të konsiderueshëm punonjësish në Tiranë do të hapë çerdhe ose kopësht për fëmijët e stafit. Këtë projekt kryetari i Bashkisë Erion Veliaj synon ta zbatojë në kryeqytet nëse qytetarët do t’i besojnë një mandat të dytë.
Atë që aktualisht ndodh në vendet skandinave Erion Veliaj synon ta sjellë në Tiranë, nëse qyetarët i besojnë një mandat të dytë në krye të bashkisë së kryeqytetit.
Bëhet fjalë për çeljen e çerdheve dhe kopshteve pranë kompanive private, punonjësit e të cilave të mund të dërgojnë fëmijët.
Kryebashkiaku aktual njëkohësisht kandidati socialist për një mandat të dyte tregoi se projekti do të nisë nga Bashkia e Tiranës.
“Dua ta fillojmë mandatin e dytë jo me situatën e emergjencës, por me një situatë tjetër ku të ftojmë kompanitë e para, qofshin këto fason, banka, telekomunikacion, apo institucione shtetërore. Do ishte në të mirën e Bashkisë së Tiranës që ne vetë njëherë të krijonim një çerdhe publike në premisat e bashkisë për vetë Bashkinë e Tiranës. Do siguroheshim që nënat që punojnë në Bashki të kishin një produktivitet më të lartë, falë faktit që brenda në institucion është ruajtur një hapësirë për çerdhe ose kopësht”
Veliaj thotë se ky projekt mund të bëhet realitet ashtu sikurse ndryshimi I ndodhur në çerdhet dhe kopshtet publike në kryeqytet.
Katër vite më parë transforimimi i kushteve për fëmijët nuk mund të mendohej, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.