Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veliaj-Rama luftë e hapur/ Meçe: Avokatët, mbrojtje politike. Rëndohet statusi i ish kryebashkiakut

schedule20:18 - 28 Tetor, 2025

schedule 20:18 - 28 Tetor, 2025

Analisti Arben Meçe thotë se avokatët e ish kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj po i përgatisin atij mbrojtje politike, dhe jo ligjore.

Në emisionin “Real Story” në ABC Nes, Meçe u shpreh se kjo do e rëndojë statusin e Veliajt.

Sipas Meçes, Kushtetuesja do gjykojë nëse shkarkimi i Veliajt ishte i ligjshëm ose jo.

“Do sjell tre momente që vijnë si argumente. Para ca kohësh, disa drejtorë të 5D, u shpehën se armiku i tyre është Erion Veliaj. Sepse kur ishin në hallin e madh, Veliaj tha t’i ballafaqohen drejtësisë. Së dyti, dëgjoja një komentator politik nga Kosova, thoshte se, është e vërtet që sapo u bë mitingu i madh i UÇK, nuk ka ekzistuar në Kosovë thoshte, por ishte lëvizje marksitike. Dhe strategjia e avokatëve të Thaçit në Strasburg, ishte që ky ishte drejtues politik dhe kaq. Së treti, dje personi më agresiv kundër Ramës, ka qenë Arben Ahmetaj. Arrij një konkluzion që natyra njerëzore qenka e çuditshme. Ka një fakt që, në raportin që publikuan avokatët amerikanë, kanë strategji për mbrojtjen e Veliajt, për ta bërë të dënuar politik. Unë kam qenë mbrojtësi i Erion Veliajt, e kam parë dosjen, nuk përbën arsye për izolimin e tij. Erion Veliaj ka detyrë të mbrohet para ligjit. Gjykata Kushtetuese gjykon një vendimmarrje, nëse duhet të shkarkohet ose jo si kryetar bashkie. Ai është nën arrest, praktikisht ai nuk është kryetar bashkie. Lufta e tij, në një moment është egoiste. Në moment tjetër është aksion juridik. Unë shoh aregument tjetër, që goditja e tij është politike. Avokatët i kanë dhënë akses mbrojtje politike.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!