Fillimisht tërmeti dhe më pas pandemia, ishin dy sfida te forta te cilat Tirana i kaloi me kurajo dhe solidaritet. Ekipet e emergjencave kanë zhvilluar këtë fundjavë edhe një stërvitje të madhe në sheshin “Skënderbej” duke treguar se janë të afta të veprojnë pavarësisht çdo situate.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar video nga stervitja e zhvilluar në kryeqytet.
“Kemi dëshmuar se Tirana është e përgatitur për çdo sfidë! Provuam forcën e ekipit tonë të emergjencave civile ??? me një simulim tërmeti, duke treguar gatishmërinë për sigurinë e qytetarëve. ? Krenar për ekipin që mban qytetin tonë të sigurt”, shkruan Veliaj.
/abcnews.al