Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veliaj, PS dorëzon kërkesën për shkarkim/ Projektvendimi: Tiranës i duhet një kryetar që të ndjekë punët

schedule21:02 - 18 Shtator, 2025

schedule 21:02 - 18 Shtator, 2025

Një ditë pas mbledhjes në selinë rozë, këshilltarët socialistë kanë depozituar në Bashkinë e Tiranës projektvendimin për shkarkimin e Erion Veliajt.

Në relacionin që shoqëron vendimin thuhet se kjo iniciative është ndërrmarrë pasi për shkak të zhvillimit Tirana nuk mund të vijojë të drejtohet pa kryetar. Argument ky që u artikulua për herë të parë nga Edi Rama, në asamblenë socialiste.

“Qytetit të Tiranës me një zhvillim të pandalshëm ekonomik e social, i duhet një kryetar në detyrë, për ndjekjen e punëve, ndaj kjo ka nxjerrë si domosdoshmëri ndërmarrjen e iniciativës nga ana e grupit të këshilltarëve të majtë, për të nisur procedurat për shkarkimin e kryetarit aktual, si një detyrim ligjor, politik dhe moral ndaj qytetarëve.”

Por edhe në shkresë evidentohet fakti se kjo vendimarrje nuk vjen si pranim i procesit ligjor por si detyrim moral ndaj qytetarëve.

“Arsyet dhe nevoja e mësipërme nuk duhet të interpretohen si një pranim ndaj konstantimeve apo pretendimeve të procesit penal ndaj Kryetarit të zgjedhur me votë nga qytetarët e Tiranës, por krejt e kundërta.”

Këshilli bashkiak do të mblidhet të marten në orën 16:00 për shkarkimin e Erion Veliajt. Këshillit Bashkiak i duhen të paktën 31 vota për shkarkimmin e Veliajt ndërsa pas këtij momenti mbetet edhe një hallkë e fundit ligjore, Gjykata Kushtetuese. Në rast se Veliaj zgjedh ta kundërshtojë atëherë shkarkimi i tij pezullohet. Nëse jo i hapet rruga zgjedhjeve të parakoshme, ku PS do të kandidojë me Ogerta Manastirliun./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!