Veliaj prezanton projektet sociale të mandatit të dytë

schedule15:00 - 25 Qershor, 2019

schedule 15:00 - 25 Qershor, 2019

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj prezantoi disa nga prioritetet e tij në fushën sociale nëse merr një mandat të dytë.  Ndërtimi i bibliotekave të lagjeve dhe dhënia fund e mësimit me dy turne Veliaj i renditi ndër prioritetet e punës së tij.

Në çdo njehi administrative në Tiranë do të ketë një bibliotekë. Kandidati socialist për një mandat të dytë në krye të bashkisë, kryebashkiaku aktual Erion Veliaj e premtoi në një takim me përfaqësues të grupeve të ndryshme sociale.

“E filluam me bibliotekat “Musine Kokalari”, “Misko Treska”, “Petro Zheji”, “Hamit Beqja”, prandaj jemi në rrugë të mbarë. Po rikonstruktohet biblioteka në Njësinë 6, ndaj deri në fund të mandatit tjetër do të kemi në çdo njësi nga një bibliotekë”.
Veliaj u shpreh se projektet e nisura në këtë mandat do të vijojnë, ashtu si investimet që qytetarët të furnizohen me ujë në 24 orë.

“Ne kemi filluar projektin më agresiv të investimeve, një projekt 5-vjeçar (2019-2024) për të zgjidhur disa probleme. Bovilla ka aq ujë sa mund të na fundosë 5 herë. Nuk është ky problem; problemi është se uji humbet në rrjetin e amortizuar si kulluese makaronash. Ndaj kemi futur një teknologji të re edhe në tubacione, dhe teksa flasim po bëjmë tre investime”.

Gjithashtu krybashkiaku Veliaj premtoi se do të angazhohet për të ngushtuar hendekun mes fshatit dhe qytetit. Puna do të nisë nga përmirësimi i infrastrukturës dhe ofrimi i shërbimeve./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!