Nga inspektimi i punimeve të parkimit nëntokësor në Rrugën e Elbasanit, kryebashkiaku Erjon Veliaj tha se ky parkim do të zgjidhe problemin e parkimit në këtë zonë. Nga ana tjetër ai tha se në tre vite kemi realizuar 4 parkime publike nëntokësore.
Erjon Veliaj inspektoi hapësirë publike e keqshfrytëzuar, e dhënë në privat, sot nuk e kemi luksin të shpërdorojmë asnjë centimetër katror, sidomos në një zonë që ka nevojë ulëritëse për parkim”, tha Veliaj.
Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës: “Jam jashtëzakonisht entuziast për këtë projekt fantastik në Tiranë. Si çdo punë e bukur e Bashkisë, edhe kjo punë ngjalli histeri, lajme të rreme, protesta, sharje, shpifje. Ja ku jemi sot! Është kati minus 2 i parkimit, do të ketë edhe një kat më sipër, kurse mbi sipërfaqen e parkimit rikthehet këndi i lojërave i “7 Xhuxhave”. Nga një hapësirë publike e keqshfrytëzuar, e dhënë në privat, sot nuk e kemi luksin të shpërdorojmë asnjë centimetër katror, sidomos në një zonë që ka nevojë ulëritëse për parkim”, tha Veliaj.
Ai nënvizoi se përkundër cic-miceve dhe shpifjeve, në fund të këtij mandati qytetarët do të kujtojnë transformimin rrënjësor që ka pësuar Tirana. Kryebashkiaku siguroi se edhe në mandatin e dytë, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet shtimit të vendeve të reja të parkimit nëntokësor në zona të tjera të kryeqytetit./abcnews.al