Veliaj për Ismail Kadarenë: Një prej mendjeve më të ndritura të letërsisë shqiptare dhe botërore

schedule11:07 - 1 Korrik, 2024

schedule 11:07 - 1 Korrik, 2024

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se Kadare la pas një trashëgimi të pashlyeshme të letrave, kulturës dhe historisë sonë, e do të vijojë të rrezatojë po aq fuqishëm në mendjen e lexuesve të letërsisë së tij brilante.

“Shumë i trishtuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare – një prej mendjeve më të ndritura të letërsisë shqiptare dhe botërore.
Kadareja la pas një trashëgimi të pashlyeshme të letrave, kulturës dhe historisë sonë, e do të vijojë të rrezatojë po aq fuqishëm në mendjen e lexuesve të letërsisë së tij brilante.
Ngushëllime të sinqerta Helenës dhe familjes për këtë humbje të madhe. Pusho në paqe, i dashur Ismail”, shkruan Veliaj.

Pesë vite më parë, Bashkia e Tiranës mori iniciativë për ta kthyer banesën ku jetoi dhe punoi Ismail Kadare në vitet e komunizmit në një shtëpi-muze. Ai është kthyer tashmë një destinacion për shumë prej turistëve të huaj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!