Veliaj në tregun e ri agro-ushqimor të Farkës: Në fundjavës do zhvillojmë panaire dhe aktivitete për qytetarët

schedule12:40 - 8 Maj, 2023

schedule 12:40 - 8 Maj, 2023

Nga tregu i ri publik i Farkës, i cili u përurua sot, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se në këtë hapësirë çdo fundjavë do organizohen panaire dhe aktivitete që do përfshijnë gjithë qytetarët e Tiranës.

Ne duam që ta gjallërojmë tregun edhe gjatë orëve të ditës, duke filluar nga java tjetër. Pra, të kemi sa më shumë aktivitete në treg. Nën eksperiencën që kemi parë në tregjet agro-ushqimore të Francës, por kryesisht ato të Italisë, në Verona, në Leçe, në Bolognia, duam që gjatë fundjavës ta kthejmë tregun në një hapësirë për panairet, ku edhe fëmijët vijnë të mësojnë dicka për bujqësinë, tamam si një Farm Ville. Diçka të ngjashme e kemi te Kopshti Zoologjik, për të kuptuar nga vijnë frutat dhe perimet, çfarë raporti duhet të kemi me tokën dhe natyrën, si na mundëson që kjo skemë e blerjes së ushqimeve kilometri zero apo prodhimet organike na mundëson një jetë më të shëndetshme dhe si qarkullon paraja për të kuptuar që sa më shumë para të ngelet këtu tek katunet tona, aq më mirë do të jetë për qytetin”, u shpreh Veliaj.

Tregu do të shërbejë për fermerët dhe konsumatorët, të cilët do të mund të shesin e blejnë produkte të ndryshme duke shkurtuar kosto kohore e sidomos financiare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!