Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është ndalur në Ksenia të Ohajos, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka ndjekur nga afër atletët elitarë të Tiranës, të cilët po stërviten në fushat e “Kompleksit Sportiv Atletët në Veprim”, teksa po përgatiten për Lojërat Olimpike të vitit 2024 në Paris. “Rrugës për javën e OKB në NYC, ndalova në Ohio për të përshëndetur atletet nga peshëngritja, boksi, mundja dhe taekwando te KS Tirana, që falë bashkëpunimit të @CityOfTirana dhe @AIAusa po trajnohen në akademinë e njohur elitare amerikane”, thekson Veliaj teks ka ndarë dhe një video me sportistët tanë.
Veliaj është takuar me kryebashkiaken e Ksenias, Sarah Mays, duke theksuar se në kohën kur ajo ishte adoleshente, ka shërbyer si vullnetare në Tiranë.
“Një ndalesë e shkurtër në qytetin e Ksenias, Ohio, ku sportistët elitarë të Tiranës po stërviten në terrenin e @AIAusa. Ishte kënaqësi të takoja kryebashkiaken Sarah Mays, e cila ka qenë vullnetare në Tiranë, në vitet ’90, kur ishte adoleshente, kurse tani drejton një qytet të hapur! Mikpritje e shkëlqyer!”, shkruan Veliaj!
Pas vizitës në Ohajo, Veliaj do të udhëtojë për në Nju Jork, për të marrë pjesë në Samitin “Strong Cities”, ku do të diskutohet për zhvillimin e qyteteve në dekadën e fundit, duke përfshirë menaxhimin e krizave dhe sfida të tjera.
View this post on Instagram