Veliaj në forumin eurosocialist: PS mund të fitojë vetëm

schedule15:09 - 24 Nëntor, 2018

schedule 15:09 - 24 Nëntor, 2018

Partisë Socialiste nuk i nevojiten kapsollat për të fituar sepse di të respektojë kundërshtarin. Kështu është shprehur kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në asamblenë e forumit rinor eurosocialist të Tiranës.

Nuk mund ta shmangë së foluri për punën që bën në Bashki edhe kur përpara ka  të rinjtë e forumit rinor socialist. Një vendim i drejtë është edhe ai më i vështiri ishte leksioni që u dha kryebashkiaku i Tiranës.

“Puna na mëson të humbasim e të fitojmë. Marrim vendime te vështira, por te drejta. Te jesh me i miri, duhen vendime te vështira”, tha Veliaj.

Si kundërshembull të kësaj që tha, Erion Veliaj solli atë që e shënjestron gjithmonë, Lulzim Bashën.

“E kishim një kryebashkiak para ca vitesh që nuk bënte asnjë punë. Dhe thoshte se këtu s’bëhej gjë”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Puna e tij është shoqëruar nga vendimet e vështira u tha kryetari bashkisë së Tiranës asamblesë së zgjeruar të FRESSH-it.

“Një rast i tillë është ai i Shkollës Kosova, që e kishte zaptuar një mësuese. Sot fakti që 1 mijë nxënës kanë një shkollë dhe pjesa e atyre që u shpronësuan, sot iu është dhënë një bonus qiraje, është vendim i drejtë. A ishte vendim i drejtë për këndin e lojërave? Kishte 71 ditë protesta”, tha ai.

Të gjitha këto do t’i japin një fitore spektakolare në Tiranë shprehet besimplotë Erion Veliaj dhe për këtë socialistëve nuk i duhet të hedhin asnjë kapsolle.

“Ne mund të fitojmë pa asnjë kapsollë, duke punuar, respektuar kundërshtarin, duke i bashkuar me alternativa dhe jo duke i përçarë. Mezi pres të kemi një fitore spektakolare në Tiranë. Këtë herë nuk na duhet vetëm fitorja, por shumica absolute në këshill për të mos e kthyer bashkinë ne minitepësira”.

Në forumin rinor eurosocialist të Tiranës u prezantuan platformat e kandidatëve për kryetar të forumit për zgjedhjet që do të zhvillohen në 8 Dhjetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!