Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veliaj ‘në dorë’ të Etleva Dedës/ Caktohet gjyqtarja e seancës paraprake për kryetarin e Bashkisë së Tiranës

schedule10:38 - 11 Shtator, 2025

schedule 10:38 - 11 Shtator, 2025

Gjyqtarja Etleva Deda u përzgjodh me short që të drejtojtë  seancën  paraprake për dosjen ndaj kryebashkiakut të tiranës Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe 16  personave të tjerë.

Gjyqtarja Deda do vendose nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo apo nëse do të kthehet sërish në SPAK dosja ndaj Veliajt dhe personave të tjerë të akuzuar. Erion Veliaj është marrë i pandehur  për pesë vepra penale, mes të cilave korrupsion , pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.

Edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa akuzohet për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të  parave , fshehjes së  pasurisë  dhe mosdeklarim i të ardhurave. Sipas SPAK, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij kanë përfituar të ardhura monetare dhe pasuri të paluajtshme në këmbim të lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës. po kështu janë mbyllur hetimet edhe për 16 persona të tjerë, mes të cilëve biznesmenë dhe shoqëri tregëtare të lidhur me Veliajn dhe bashkëshorten e tij që akuzohen se përmes korrupsionit kanë përfituar tendera dhe leje ndërtimi nga kryetari i bashkisë.

Po kështu janë mbyllur hetimet edhe për deputeten socialiste, Klotilda Bushka që është marrë e pandehur për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtëtës. Sipas prokurorisë Bushka ka orientuar dëshmitararët e prokurorisë gjatë fazës hetimore për dosjen Veliaj. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!