Veliaj në ceremoninë e çlirimit të Tiranës: Duhen heronj të heshtur

schedule13:36 - 17 Nëntor, 2017

schedule 13:36 - 17 Nëntor, 2017

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj nga statuja e ushtarit të panjohur i ka bërë thirrje shqiptarëve që në këtë ditë përkujtimore të çlirimit të Tiranës, të kujtojmë se ende kemi nevojë për të bërë më të mirën për vendin tonë dhe ende kemi nevojë për heronjt e panjohur të qytetit.

Tirana kujton çlirimin.

Pranë bustit të Ushtarit të Panjohur, Erion Veliaj foli për heronj të panjohur dhe dinjitet në kontributin.

“Sot jemi përballë një monumenti që quhet monumenti i “Partizanit të panjohur” dhe arsyeja pse nuk ka një emër të përveçëm është sepse i dedikohet kujtdo, anonimi, jo njerëz të famshëm, por bij dhe bija të thjeshtë të vendit tonë që morën përsipër një kauzë të jashtëzakonshme si ajo e çlirimit të vendit?- tha Veliaj.

Kryebashkiaku më i reklamuar i Tiranës i kujtoi bashkëqytetarëve të tij nevojën për një heroizëm të heshtur.

“Një mësues, një administrator, një mjek i panjohur…këta duhen sot…që pavarësisht se nuk dalin në televizor janë heronj”- tha kryebashkiaku.

Nuk harroi t’i ndante bashkëqytetarët në ne dhe ata.

“Ne si në kohën e luftës ndahemi edne në dy kategori, ata që japin mend dhe ata që morën armët atëherë dhe ene sot vazhdojne kontribuojnë”- tha Veliaj.

Në këtë 73 vjetor të çlirimit të Tiranës Erion Veliaj kujtoi të gjithë ata që dhanë jetën e tyre në nëntor të vitit 1944 që kurorëzoi edhe fitoren e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare./abcnews.al