Veliaj: Në 21 mars aksion i madh mbjelljesh në Tiranë

schedule13:07 - 11 Janar, 2018

schedule 13:07 - 11 Janar, 2018

Në 21 Mars, në Ditën Botërore të Pyjeve, Bashkia e Tiranës do të organizojë një aksion mbarëqytetar për mbjelljen e pemëve të reja, të cilat janë pjesë e projektit të Pyllit Orbital.

“Dua të ftoj të gjitha institucionet, kompanitë private, shkollat, kopshtet, çerdhet, institucionet publike, që të përgatiten dhe të na thonë sa pemë do të mbjellin deri në 21 mars. Ne duam që 21 marsi të jetë një aksion në mbarë qytetin, që do të përfshijë çdo moshë, çdo familje, për gjelbërimin e Tiranës. Do të jetë dita kur do të thyejmë rekordin tonë të 100 mijë pemëve të mbjella në Tiranë”,

Në Unazën e Madhe, te mbikalimi i Saukut, u mbollën edhe 200 pemë të reja. Kryebashkiaku Veliaj falenderoi donatorët që iu bashkuan nismës së bashkisë dhe theksoi se Pylli Orbital ka nisur ta lërë gjurmën e tij në pjesën lindore të Unazës.

“besoj që derisa të shkojmë në zonën e Lundrës, do të kemi gjelbëruar të dy krahët e autostradës, për atë që do të jetë etaloni i Pyllit Orbital, i cili do të vazhdojë në të gjitha segmentet e Tiranës”,

Veliaj shtoi se ky aksion është një mundësi e mirë për këdo që do të kontribuojë për një qytet më të pastër dhe të gjelbër.

“Sfida për cilëndo kompani, shkollë, universitet, është të fillojë përgatitjet për datën 21 Mars, që në Ditën Botërore të Pyjeve, të gjithë të kontribuojmë për atë që do të jetë Pylli Orbital i Tiranës, që secili të ketë mundësi të thotë: Sa isha unë në Tiranë, dhashë një kontribut, ja ku është pema ime, unë kontribuova./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!