Veliaj mbetet në burg/ SPAK: Janë kryer 82 veprime hetimore, nuk ekzistojnë kushtet për ndryshim të masës

schedule12:24 - 17 Qershor, 2025

schedule 12:24 - 17 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliajt për lirim nga qelia. Në seancen e së martës që u zhvillua me dyer te mbyllura, prokuroria e posaçme paraqiti informacionin 2 mujor mbi ecurine e hetimeve ku u bë me dije se deri më tani janë kryer 82 veprime hetimore.

Sipas prokurorisë nuk ka ndryshim kushtesh për ndryshim të masës së sigurisë si për Veliajn, ashtu edhe për biznesmenin Elman Anule qe mbahet ne masen arrest shtepie. Nga ana tjetër avokatët e Veliajt kërkuan lirinë e tij në këmbim të garancisë pasurore, ndërsa për Abulen u kqrkua “detyrim paraqitje”, por të dyja kerkesat u rrëzuan nga gjyqtari Erjon Bani.

Po kete te marte Gjykata e posaçme e Apelit miratoi dhe vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e apartamentit që është në pronësi të kompanisë “Agikons” dhe që dyshohet si pasuri e fshehur që perdorej nga bashkëshortët Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.

Ndërsa Gjykata e Lartë ka caktuar daten 8 korrik në orën 12 për shqyrtimin e rekursit te kryebashkiakut per heqjen e masës së sigurisë arrest në burg të ckatur prej muajit shkurt të këtij viti. Shorti ka përcaktyuar relatyor të çështrjes gjyqtaren Albana Boksi, ndërsa Sokol Binaj e Medi Bici janë anetaret e tjere te trupit gjykues. Rekursi do te shqyrtohet ne dhome keshillimi pa pranine e paleve./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!