Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veliaj: Mungesa, për shkak të arrestimit/ Letër Këshillit Bashkiak: Të marr pjesë në mbledhje

schedule15:17 - 19 Shtator, 2025

schedule 15:17 - 19 Shtator, 2025

Kryebashkiaku I Tiranës, Erion Veliaj I është drejtuar me një shkresë Këshillit Bashkiak, ku kërkon të degjohet përpara se të nisë votimi për shkarkimin e tij.

Veliaj argumenton se mungesa e tij në punë nuk ka ardhur përshkak të vullnetit të tij, por pasojë, e një mase të padrejtë për të cilën thotë se do e kundështojë në çdo instancë gjyqësore, deri në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

“Kjo masë nuk ka izoluar vetëm qytetarin Erion Veliaj, por ka paralizuar qeverisjen e kryeqytetit, duke lënë pa drejtues të zgjedhur mbi 1 milion qytetarë të Tiranës. Sistemi gjyqësor, në mungesë të një përgjegjësie të plotë për fuqinë dhe pasojat e vendimeve të tij, nuk mori parasysh se masa e sigurimit duhej të balanconte interesin publik të hetimit penal me interesin po aq madhor të garantimit të qeverisjes vendore.”



Veliaj thotë se masa e sigurimit personal nuk është nje vendim përfundimtar fajësie ndërsa shkarkimi I tij do përbente një tjetër shkelje të kushtetutës. Por për këtë ngërc institucional thotë se nuk fajëson as partinë socialiste e as kolegët e tij në këshillin bashkiak.

“Shkaktar i saj nuk është as Kryetari i Partisë Socialiste, as Partia Socialiste, as ju këshilltarë, por një vendimmarrje gjyqësore që ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues. Çdo përpjekje për ta fshehur këtë të vërtetë nuk i shërben zgjidhjes, por e devijon atë. E mirëkuptoj shqetësimin tuaj për të kërkuar një zgjidhje politike. Por nuk mund të mirëkuptoj që kjo krizë, e shkaktuar nga gjykata dhe ku “viktimë” është vetëqeverisja vendore, të “zgjidhet” me një tjetër shkelje të Kushtetutës po nga vetë pushteti vendor.”

Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet të martën në orën 16;00 ndërsa Veliaj ndodhet në qeli që prej muajit shkurt. Për shkarkimin e tij duhen të paktën 31 vota ndërsa mbetet për tu parë nëse Veliaj do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese. E në rast se po, shkarkimi pezullohet. Nëse jo i hapet rruga zgjedhjeve të parakoshme, ku ps do te kandidojë me Ogerta Manastirliun.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!